“Po i del nga hundët padrejtësia ndaj familjeve shqiptare”, Basha: Rama në klubin anti-SPAK, ora e drejtësisë po afron

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për arrestimin e Erion Veliajt. Në një reagim në facebook, Basha ka postuar vidon ku Rama shfaqet i nervozuar dhe shkruan se del me zë dhe figurë në klubin anti-SPAK.

Basha më tej shkruan se arrestimi i Veliajt dhe bllokimi i aferave korruptive të Ramës nxjerrin hapur ankthin dhe projektin e tij për të kontrolluar SPAK.

Postimi i plotë i Bashës:

Edi Rama edhe me zë e figurë në klubin anti-SPAK.
Arrestimi i Veliajt dhe bllokimi i aferave korruptive të Ramës nxjerrin hapur ankthin dhe projektin e tij për të kontrolluar SPAK.
Sa më afër ora e llogaridhënies, aq më e shfrenuar gjuha dhe sjellja e kryeministrit me rekordet më të zeza të korrupsionit, sepse po i del nga hundët padrejtësia që ka bërë kundër familjeve shqiptare.
Ora e drejtësisë po afron.

Artikulli paraprakPolitika e tranzicionit nuk gjen forcë të përgëzojë SPAK-un
Artikulli tjetërNga Agim Kajmaku e Saimir Tahiri te Meta e Veliaj/ Arrestimet e bujshme të politikanëve shqiptarë në dekadën e fundit