VIDEO/ Arrestimi i Veliajt destabilizon Ramën/ Shan live “F*ck, f*ck” dhe godet tavolinën!

Kryeministri Edi Rama goditi tavolinë dhe fiku kameran gjatë një bashkëbisedimi Live me ndjekësit në rrjetet sociale gjatë rubrikës “Sy më sy”, ku komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Teksa po komentonte opozitën me fjalët: “Luli kishte goxha konsulentë, partinë e kishte shumë më në formë, dhe mbajeni mend këtu, arriti një rezultat që këta do e shohin me dylbi”, por në këtë moment një problem teknik i prishi komunikimin online dhe Rama shpërtheu duke thënë në anglisht me fjalët: “F*ck u, f*ck u”.

Më pas Kryeministri mbylli Live dhe u rikthey sërish në rrjetet sociale për të bashkëbiseduar me ndjekësit.

Rama u shpreh se është një njeri pasionant dhe ka shpërthimet e tij kur gjëra nuk shkojnë siç duhet.

“Kështu e kam unë, jam njeri pasionant kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Kam shpërthimet e mia, si ata që drejtojnë një skuadër dhe nuk bëhet goli”, deklaroi kreu i qeverisë.

 

Artikulli paraprakDemokratët Euroatlantikë forca e parë me kandidatë në terren për zgjedhjet e 11 majti, ja emrat e parë të ekipit të Bashës
Artikulli tjetërU propozua si kandidat i Demokratëve Euroatlantikë për qarkun Korçë, Shpëtim Agolli: Në shërbim të qytetarëve, larg politikës së vjetër