”Trëndafili socialist” i shkundur nga SPAK i ka lëshuar të gjitha petalet në tokë

Pak ditë më parë një i ri socialist, i zellshëm dhe me bindje të plotë në vete tek oratoria e tij mbreslënëse u bë viral në rrjet, për shkak se ai lavdëroi pafund “Partinë” e tij duke u kthyer kështu në një “Meme” të madhe, pas fjalisë “Petalet më të bukura të trëndafilit socialist”

Në fakt ai mund të jetë dhe një i ri që e beson vërtet atë që thotë, por në vetvete fjalimi i tij mbart një mentalitet prej xhakete të vjetër, pa asnjë notë rinore, pa vizion apo pasion të një të riu që e konsideron veten “Petal” dhe partinë socialiste “Trëndafil” ashtu siç dhe ka qënë logoja e tyre.

Në realitet “Trëndafili” socialist që çeli në 2013 përfaqësohej nga Edi Rama, Erion Veliaj, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja e figura të tjera.

Rrjeti që reagoi ndaj të riut dhe fjalimit të tij, deri diku në notat e absurdit, ka parasysh pikërisht në mendje petalet me emrin “Saimir”, “Arben”, “Ilir” apo dhe “Erion” së fundmi.

Ndaj dhe “Trëndafili” socialist i ka lëshuar petalet e vyshkuara dhe plot mistere.

Por nga ana tjetër jo më kot besueshmëria e qytetarëve ndaj SPAK është në rritje. Madje pas arrestimit të një zyrtari në detyrë mund të rritet dhe akoma më shumë kredibiliteti ndaj këtij institucioni.

Shtuar kësaj që Veliaj drejton kryqytetin e Shqipërisë dhe konsiderohej numri 2 i vendit, e për disa dhe si pasuesi i Ramës.

Ndaj sot e vetmja gjë që duhet thënë me bindje është se SPAK po e shkund politikën, biznesin e pandershëm dhe korrupsionin galopant.

Artikulli paraprak“Tirana është qyteti i të gjithëve”, Jupi: Edi Rama e ktheu 105-vjetorin e kryeqytetit në seancë propagande Anti SPAK
Artikulli tjetërU propozua nga Koalicioni Euroatlantikë për qarkun Vlorë, Myzafer Elezi: Sfida, të krijojmë një model qeverisës që i jep fund korrupsionit