Nga Ermal Peçi
Në vitin 2013 Edi Rama erdhi në pushtet falë “Aleancës së Qelbësirave”, të cilët zhvilluan një koalicion pa moral edhe premtuan se do i sillnin Shqipërisë një të ardhme të ndritur.
Kjo aleancë qelbësirash më pas vazhdoi me strategjinë dhe planin për të mbajtur pushtetin dhe për ta përçarë opozitën në çdo çast, Metën duke e futur në qeveri ndërsa Berishën me klering duke i marrë gjithë biznesnenët, të cilët ishin pranë tij e duke i shpërblyer me leje dhe toka në çdo cep të Shqipërisë.
Vitet kaluan dhe Edi Rama krijoi “Pushtetin e Thashethemeve” ku i shërbente për të goditur kundërshtarët politikë por edhe për të krijuar një imazh që Shqipëria realisht nuk e ka por nëpërmjet “Spin Doctor” të tij shishte në media atë Shqipëri që ëndërronin por nuk e jetonin.
Në këtë opinionin publik Edi Rama dhe Partia Socialiste kishin krijuar idenë se këta ishin njerëzit, të cilët mbanin në gjoksin e tyre medaljen e artë të krijimit të SPAK kur në të vërtetë realiteti ishte komplet ndryshe.
Pavarësisht se me akte Rama i kishte dhënë shenjat e para që kur bashkoi votat me Berishën për Amnistinë Penale por edhe kur në këtë “Pushtet Thashethemesh” analistët pro qeverisë dhe deputetë të PS jepnin leksione se si nuk duhet të silleshin njerëzit kundër drejtësisë. Këto leksione i jepnin kur Berisha dhe Meta lëshonin gjuhën dhe shtantazhet kundrejt Altin Dumanit. Kjo hipokrizi që e ka shoqëruar Ramën dhe PS gjatë gjithë viteve të qeverisjes duket se tashmë i ka ardhur fundi.
Pas arrestimit të Veliaj nga SPAK duket se tashmë “Maskat” ranë dhe Rama i trembur pas asaj që vjen ka nisur tashmë t’i vendosë vijën e kuqe dhe të kërcënojë hapur SPAK. Tek pallati i Brigadave nisi tubimi anti-SPAK ku ajo çfarë pritet të ndodhë lidhet me një sulm frontal dhe një narrativë komunikuese më të ashpër kundër SPAK. Tashmë atë që thonin analistët apo politikanët pranë Berishës, duket se vendin e kanë zënë analistët dhe politikanët pranë PS. E njëjta narrativë, e njëjta gjuhë urrejtje kundër drejtësisë dhe e njëjta hipokrizi për të mbuluar vjedhjet në kurriz të shqiptarëve.
Ajo që ndodhi ditën e sotme para dyerve të GJKKO-s kur pritej të jepej vendimi për Erion Veliaj ishte po aq e turpshme, po aq neveritëse sa protestat që mbledh Berisha para dyerve të SPAK. Të dalësh të protestosh para dyerve të SPAK se pse ka arrestuar Erion Veliaj kur mbi atë rëndojnë një sërë akuzash, të cilat lidhen me dosjet 5D, inceneratorët, lidhjet me Ndraghetën e një sërë akuza të tjera, tregojnë degradimin moral që ka ndodhur brenda PS, e cila po shfaqet në opinioni publik.
Në këtë teatër ku maskat politike ranë ajo që ndodhi sot është se tashmë “Aleancave të Qelbësirave” do të bëhet “Aleanca kundër SPAK”.
Siç thoshte dhe Epikuri “Një interes i arritur me metoda të
Jashtëzakonshme përfundon në dhimbje” e mesa duket ky është fati i secilit prej politikanëve që bëri marrëveshje për të ruajtur trazicionin dhe për të mos lejuar qarkullimin e elitave.