Deklaratat ndaj SPAK, reagon KLP: Të respektohet pavarësia dhe integriteti profesional i prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka reaguar pas deklaratave të forta të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Sali Berisha, ndaj SPAK, lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

 

KLP ka riktheksuar mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

Gjithashtu kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë.

“Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin. Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Këshilli kërkon. Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”, thuhet në deklaratë.

Artikulli paraprakPse mineralet e rralla janë kaq të vlefshme? DW: Përdoren për celularët, makinat elektrike dhe dronët! Ja roli i Kinës dhe çfarë e bën të vështirë prodhimin
Artikulli tjetërKonstantinos Tassoulas zgjidhet Presidenti i 9-të i Republikës së Greqisë! Ish-kryeparlamentari merr më 13 mars detyrën e kreut të shtetit