U propozua për deputetë nga Demokratët Euroatlantikë, Armend Gjana: Të vendosur për t’i dhënë Shqipërisë më të mirën

Armend Gjana është një nga të rinjtë e Demokratëve Euroatlantikë që Këshilli Kombëtar i këtij grupi miratoi për qarkun e Tiranës.
Ai është një i ri profesionist dhe një ndër qëndrestarët e këtij grupimi përgjatë 3 viteve të vështira.
Nip i ish-studentit të Dhjetorit, Myftar Gjanës, Armendi mishëron vetitë më të mira njerëzore dhe qytetare.
Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në rrjetin social facebook, ai shprehet se ndihet i nderuar nga një përgjegjësi e tillë dhe shpreh vendosmërinë për t’i dhënë vendit atë që është më e mira.

Më poshtë postimi i plotë:

Me besim në Zot, e në rrugën e drejtë të historisë, kam nderin dhe përgjegjesinë të përfaqësoj Demokratët Euroatlantikë në zgjedhjet e 11 majit, duke kandiduar për Deputet në Qarkun e Tiranës.

Përulem me mirënjohje përpara çdo banori të Kryeqytetit dhe të Qarkut Tiranë! Programi i Demokratëve Euroatlantikë, mendoj se është zgjidhja që meriton çdo shqiptar i djathtë, i majtë apo pa bindje politike! Unë, si pjesë e listës së hapur të Demokratëve Euroatlantikë në Qarkun e Tiranës, e cila do të sjellë ndryshimin që meriton Tirana e vendi, kërkoj mbështetjen tuaj të dashur qytetar të Tiranës, Kamzës e Paskuqanit, Vorës e Kavajës, për gjithësecilin emër që gjendet në këtë listë të hapur!

Përgjegjësi, të jem pjesë e një ekipi vlerash, profesionistë të të gjitha fushave! Qëndrestarë në parime e të vendosur për ti dhënë vendit më të mirën me një program zhvillimi në të gjitha fushat. Por mbi të gjitha familja mbetet e shenjtë!

Ftoj çdo qytetar të bëhet pjesë e ndryshimit sepse Tirana meriton më shumë, Shqipëria meriton më shumë, Kombi meriton më shumë ✌️✌️ Fitore!

Artikulli paraprak“Ishte një proces demokratik!”- Zgjedhjet në Kosovë, Rutte: NATO do të punojë me këdo që do udhëheqë vendin
Artikulli tjetërSulmet e Ramës/ Reagon ambasada e BE: Të ndalen presionet ndaj SPAK&GJKKO, Reforma në Drejtësi kyçe!