GJKKO e la në “arrest me burg”, Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Durrësit! Ja momenti

Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në qelitë e paraburgimit në Durrës, ku do të qëndrojë aty deri në përfundimin e hetimeve.

Kujtojmë që ditën e djeshme pas një seancë maratone, GJKKO nuk i ndryshoi masën kryebashkiakut Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa u caktua masa e detyrimit të paraqitjes.

Edhe ndaj 5 biznesmenëve, GJKKO la të njëjtën masë sigurie, atë të detyrimit të paraqitjes.

Artikulli paraprakU propozua për deputetë nga Demokratët Euroatlantikë, psikiatri Neli Demi: Ky grupim përfaqëson vizionin e Shqipërisë së drejtë dhe të sigurt
Artikulli tjetër“Nuk u shqetësua kur qytetarët burgoseshin për dritat e papaguara”, Basha: Edi Rama i frikësuar për fatin e tij, sulmon drejtësinë