Burhan Misiraj është një ndër të rinjtë e listët së Demokratëve Euroatlantikë që u miratua nga Këshilli Kombëtar për listën e hapur të deputetëve.
Ai do të përfaqësojë qarkun e Fierit.
Me një angazhim të gjatë në strukturat e Demokratëve Euroatlantikë, Misiraj shkruan se beson te modeli që e sheh politikën si shërbim ndaj qytetarëve.
“Politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, dhe unë besoj se mund të jemi modeli për një vend që është zgjedhja e shqiptarëve për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Si i ri në fushën e elektronikës, jam përballur me vështirësi dhe sfida, si dhe fatkeqësisht kam parë shumë bashkëmoshatarë që kanë zgjedhur të largohen nga vendi. Megjithatë, besoj se politika që qëndron pranë qytetarëve dhe fokusohet në përmirësimin e jetesës së tyre është e vetmja rrugë.” – shkruan ai.
Më tej Misiraj vijon e thotë se është i nderuar për këtë kandidim dhe shpreson të jetë zëri i qytetarëve në Parlament.
“Jam i nderuar dhe mirënjohës që jam propozuar nga strukturat e qarkut të Fierit dhe jam votëbesuar nga Këshilli Kombëtar Demokratët Euroatlantikë – Partia Demokratike për të qenë kandidat për qarkun Fier. Ky është një besim i madh dhe një përgjegjësi që e marr me seriozitet. Me angazhimin dhe përkushtimin tim, shpresoj të jem zëri i shqiptarëve për të ndërtuar një Shqipëri europiane, të zhvilluar dhe të begatë.
Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj, dhe jam i vendosur t’ju shërbej perulësisht dhe me gjithë forcën time. Fieri meriton më shumë! Shqipëria meriton më shumë!
#FieriMeritonMëShumë “