Silvinjo duhet ta ndjeki me kujdes ndeshjen e Beshiktashit, Solskjaer jep instruksionin e veçantë për Ernest Muçin

Gjithmonë e kemi thënë se Ernest Muci është talenti më i madh i dalë nga toka shqiptare në vitet e fundit. Ky futbollist ka një talent dhe potencial të dhuruar nga Zoti, që të lë pa fjalë. Megjithatë diçka e çuditshme ndodh me motivimin e këtij njeriu i cili ka luhatje të vazhdueshme në karrierë, pavarësisht ndryshimit të klubit apo trajnerit.

Nga një super ndeshje me Atletiko Bilbao, duke turpëruar mbrojtësat më në zë të La Liga, te disa ndeshje shumë të dobëta në kampionat. Duket qartë se Ernest Muçin e motivojnë vetëm ekipet e mëdha dhe lëshon shumë nga vetja në ndeshjet e zakonshme.

Ndërkohë pavarësisht impenjimit jo të lartë në ndeshjet e fundit, Solskjaer nuk e prek Ernest Mucin nga 11 titullare. Mediat turke kanë raportuar se Solskjaer ka kërkuar nga Ernest Muci dhe Milot Rashica që të mos e lënë Trabzonsporin në ndeshjen e radhës “që të marrë frymë”.

Pra trajneri i Beshiktashi kërkon sa më shumë veprime sulmuese nga ana e lojtarëve dhe njëkohësisht presion të madh kur kundërshtari ka topin në zotërim. Disa veçori që do të tregojnë saktësisht sesa punë mund t’i bëjë Muci Shqipërisë në ndeshjet e marsit dhe për këtë arsye, Silvinjo duhet ta ndjek me vëmendje.

Artikulli paraprakRrjeti elektrik i amortizuar rrezikon banorët e Gjadrit
Artikulli tjetërAnaliza e VOA: Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim