Shqipëria ka çmimet më të larta në Europë përsa i përket karburanteve. Në një postim në rrjetin social Facebook, ish-Kryeministri Berisha shkruan se, shifrat flasin vetë! “Shqiptarët paguajnë për një litër naftë 500 lekë më shumë se gjermanët. Ky është sukses i Edi Ramës. Ai premtoi uljen apo heqjen për bujqësinë, por rriti taksën e qarkullimit me 270 lekë!”, shkruan Berisha.
Berisha shkruan më tej se, dy janë shkaqet më kryesore të këtij çmimi stratosferik në një kohë, kur çmimi i naftës në bursë ka qenë rekord i ulte. Së pari, rritja e taksës së qarkullimit në mënyrë absurde me 270 lekë për litër në një kohë që Rama kishte premtuar uljen dhe heqjen e saj. Së dyti, kontrabanda e madhe që bën klientela e Ramës me naftën. Konkretisht, sapo Besniku i partisë mori së bashku me Ramën rafineritë e naftës, kontrabanda ka arritur në mbi 70 mijë ton. Si përfundim dy shkaqet e rritjes së çmimit të naftës lidhen me politikën dhe mafien qeveritare!”, përfundon Berisha.
Ditët e para të 2017-ës nisën me një shtrenjtim të çmimit të karburanteve në tregun e brendshëm. Dy operatorë, Alpet dhe Gulf, kanë reflektuar tashmë rritjen e çmimit të naftës me rreth 5 pikë për litër, duke e çuar atë në rreth 174 lekë për litër, nga nën 170 lekë që ishte më parë në autostradë dhe jashtë Tirane, ndërsa brenda kryeqytetit, karburanti ka arritur në 178 lekë. Arsyeja kryesore, sipas tyre, lidhet me shtrenjtimin e naftës në tregun e jashtëm, por nëse do të bëjmë një krahasim me Gjermaninë, nafta në Shqipëri është 500 lekë për litër më shtrenjtë se atje.