Aksident i rëndë, makina përplaset me mjetin e ushtrisë, dy viktima!

Një aksident i rëndë është regjistruar në Kthesën e Viroit, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë, ku një mjet është përplasur me një makinë të ushtrisë dhe për pasojë kanë mbetur dy viktima.

Një prej viktimave është identifikuar si Pano Kalanderi. Ai është tregtar gjirokastrit, biznesmen i verërave.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip “Volkswagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Cady”, shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.

Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.

Artikulli paraprakKryeministri i Britanisë së Madhe: Gati të vendosim trupa ushtarake në terren për të mbrojtur paqen në Ukrainë! Zelensky duhet të jetë pjesë e negociatave me Putin
Artikulli tjetërZëri i Amerikës: Organizata gjermane “Euronatur” i kërkon bashkisë së Mynihut të tërheqë mbështetjen për Aeroportin e Vlorës