Kërcet arma mes klaneve të Rilindjes në Kukës/ Drejtori i Shërbimeve në Bashki, plagos rëndë me armë, djalin e xhaxhait të kryebashkiakut!

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Kukës, pas një përplasje të klaneve të Rilindjes brenda bashkisë.
Alfapress.al ka mësuar se paraditen e kësaj të mërkure, te ish-agjencia e qytetit, drejtori i Shërbimeve në bashki dhe djali i xhaxhait të kryebashkiakut Albert Halili, fillimisht kanë pasur një sherr të fortë fizik dhe verbal.

Pas kësaj drejtori i Shërbimeve Kukës, Zenel Muçmata, ka shkuar dhe ka marrë një armë dhe pasi ka ndjekur deri në fshatin Bicaj kushëririn e kryetarit të tij, Elvis Halilin, e ka qëlluar me disa plumba. Viktima aktualisht gjendet nën kujdesin intesiv të mjekëve në spitalin e Kukësit, kurse autori, drejtori i Shërbimeve në bashki, ende nuk është ndaluar nga policia./Alfapress

Artikulli paraprakZgjedhjet e 11 majit/ Zbardhen masat e Prokurorisë së Përgjithshme, ngrihen seksione të posaçme për hetimin e krimeve elektorale
Artikulli tjetërVeliaj në burg, familjarë e bashkëpunëtorë në SPAK, gazetari Hoxha: Kemi një skemë të mirëfilltë korruptive! 360 faqëshi në Gjykatë, maja e ajsbergut!