Ardon Jashari bëri mjaft mirë, ndërsa Klub Bryzh skualifikoi Atalantën nga Liga e Kampioneve.
Belgët i mposhtën në të dyja përballjet, teksa në Itali ishte Ardon Jashari që u cilësua si më i miri i ndeshjes. 22-vjeçari shqiptar tha pasi mori trofeun:
“Mund t’ja jepnim trofeut shumë prej shokëve të mi. Bëmë shumë mirë bashkë. Nuk ishte me të vërtetë e lehtë, erdhëm nën presion.
Është me të vërtetë një ëndërr e bërë realitet për mua, që e fitova, por kjo është për gjithë skuadrën. Nuk më intereson me kë përballemi më pas, nuk e kam menduar akoma. Nëse vazhdojmë të luajmë në këtë nivel, atëherë çdo gjë është e mundur”, u shpreh lojtari i Klub Bryzh.