Zgjedhjet e 11 majit/ Nga keqpërdorimi i buxhetit te monitorimi i rrjeteve sociale, SPAK publikon strategjinë kundër krimeve zgjedhore

Tre muaj para zgjedhjeve të 11 majit SPAK ka publikuar  “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor: Zgjedhjet për Kuvendin 2025”.

Kjo strategji mbështetet në verifikimin në terren të indicieve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.

“Verifikimin e raportimeve që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore prej subjekteve të posaçme.

Monitorimin e mediave dhe rrjeteve sociale për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve.

Bashkëpunimin ndërinstitucional me Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Shtetit, organizmat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore, etj.”

Linku për strategjinë e plotë: strategjia 

Artikulli paraprakBalluku ndryshon “vendimin 784” pas burgosjes së Veliajt, lejet e ndërtimit rikalojnë në dorë të bashkive!
Artikulli tjetërManifestimi në shesh, Rama akuzohet për keqpërdorimin e administratës