Një mjek nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit Britanik (NHS), Dr. Karan Rajan, pohon se një pije natyrale e bërë në shtëpi mund të ndihmojë me fryrjen dhe problemet me tretjen.
Në një video të TikTok, ai ndau një recetë të thjeshtë për një pije që jo vetëm që është më e lirë se ato të blera në dyqan, por gjithashtu përmban përbërës kyç që mbështesin tretjen.
Sipas tij, kjo pije “mund të përmirësojë ekuilibrin e florës së zorrëve, të zvogëlojë inflamacionin dhe të lehtësojë problemet e tretjes ”.
Çfarë nevojitet për pijen?
Përbërësit bazë janë limoni ose portokalli, të cilat përmbajnë pektinë, një fibër e tretshme që vepron si një prebiotik dhe ushqen bakteret e zorrëve. Përveç kësaj, ato janë të pasura me flavonoide që reduktojnë inflamacionin dhe vitaminë C, e cila është thelbësore për ruajtjen e një mukoze të shëndetshme të zorrëve.
Përbërësi tjetër është xhenxhefili, i cili përmban përbërës që ndihmojnë stomakun të zbrazet më shpejt.
Dr Ryan thekson se xhenxhefili ka veti të forta antioksiduese dhe anti-inflamatore dhe mund të lehtësojë të përzierat, artritin dhe dhimbjet. Gjithashtu përmirëson tretjen, duke reduktuar kështu rrezikun e fryrjes.
“Për një efekt të shtuar, shtoni piper të zi dhe shafran i Indisë. Këto erëza funksionojnë në mënyrë sinergjike, përbërja e piperinës në piperin e zi rrit përthithjen e kurkuminës nga shafrani i Indisë“, këshillon mjeku.