Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Dr. Pazari ka zgjedhur koalicionin anti-SPAK, unë atë me qytetarët që duan fundin e pandëshkueshmërisë

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmeve të Sali Berishës. Në një postim në facebook, Basha shkruan se doktor Pazari koalicionin e ka me aleatët e tij të zakonshëm, ku njërin e ka tek 313-ta, ndërsa tjetrin rrugës për atje.

Sipas tij, Berisha me ata amnistoi të korruptuarit, me ata mbylli listat, me ata kërkon të mbajë vendin peng të politikës së vjetër të tranzicionit.

Më tej Basha thotë se koalicioni anti-SPAK nuk mund të jetë koalicioni i tij dhe i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.

Reagimi i plotë i Bashës:

Dr. Pazari e ka koalicionin e tij
Një aleat e ka tek 313-ta, tjetrin rrugës për atje, ka Ahmetajn që e mbron, Veliajn që po i qan hallin dhe Belindën që i paguan protestat.

Me ata amnistoi të korruptuarit, me ata mbylli listat, me ata kërkon të mbajë vendin peng të politikës së vjetër të tranzicionit.

Koalicioni i tyre kundër SPAK nuk mund të jetë koalicioni im, as i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.

Shqipëria meriton më shumë

Artikulli paraprakTask-forca për zgjedhjet, ambasadori i BE, Gonzato: Mirëpres nismën e SPAK
Artikulli tjetërSafet Bajri shoqërohet me urdhër të GJKKO-së, dyshohet për një vrasje! Urdhër-arrest edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin