Një vit më parë, Xhekson Martinez e kërkonte gjysma e Europës, por sulmuesi kolumbian zgjodhi paratë dhe u transferua në Kinë te Guangzhou Evergrande, që drejtohet nga Luis Felipe Skolari. Klubi kinez la emrin e tij lashtë listës së Ligës së Kampioneve të Azisë, lojtarin që bleu për 42 milionë euro nga Atletiko Madrid një vit më parë. Por pas vetëm 10 ndeshjesh të luajtura dhe 4 golash të shënuar, nuk është çudi që klubi mori këtë vendim. Ndërkaq Martinez po mendon seriozisht rikthimin në Europë, i ndërgjegjshëm që nuk do të gjejë hapësira te klubi i tij pas rregulloreve të reja në kampionatin aziatik.
Një tjetër emër i njohur po përgatitet të bëjë udhëtimin invers drejt Europës. Demba Ba u largua drejt Kinës ku firmosi me Shangai Shenhua, por i ndërgjegjshëm se nuk do të gjente shumë hapësira në këtë sezon pas dëmtimit që pësoi në sezonin e kaluar, ai mendohet se do të kthehet në kampionatin turk. Klubi i Beshiktashit i ka ofruar mundësinë të ringjallë karrierën e tij dhe Demba Ba është gati të huazohet te klubi turk për 6 muajt e ardhshëm.