“Demokratët Euroatlantikë do të sjellim në Shqipëri një kulturë tjetër politike”/ Gjergji Nika: Jam përpjekur të jem zëri i qytetarëve të Vlorës

Gjergji Nika është një ndër zërat më aktiv të Këshillit Bashkiak Vlorë. Prej kohësh ai drejton Demokratët Euroatlantikë në këtë qytet dhe përherë ka qenë një zë i guximshëm dhe i arsyeshëm në ngritjen e problematikave dhe shqetësimeve lokale. Me një eksperiencë të admirueshme në financ-bank, Nika është një ndër kandidatët e listës së hapur të Koalicionit Euroatlantik për qarkun Vlorë.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, ai shprehet se Demokratët Euroatlantikë do të sjellin një kulturë të re politike.

“Jam i bindur se ne, Demokratët Euroatlantikë, do të sjellim në Shqipëri një kulturë tjetër politike: me më shumë moral, më njerëzore, më dinjitoze, më të ndershme dhe kemi një përgjegjësi të madhe: Të ndërtojmë të ardhmen tonë europiane, të ardhmen që Shqipëria meriton të ketë.” – shkruan Nika.

“Si anëtar i Këshillit Bashkiak kam ngritur zërin për të gjitha padrejtësitë që ju janë bërë nga keqqeverisja, mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies. Jam përpjekur të jem zëri i qytetarëve të Vlorës dhe, jo vetëm të denoncoj, por edhe të hedh ide, të jap propozime dhe zgjidhje, të cilat mazhoranca socialiste në këshill me arrogancën e fuqisë së kartonave i ka hedhur poshtë duke vepruar kundër interesave të qytetarëve.” – vijon ai më tej.

Më poshtë e plotë:

Të dashur miq,
Bashkëqytetarë vlonjatë,
E dini që kam kam pranuar me përulësi e përgjegjësi të kandidoj për deputet nga radhët e Demokratëve Euroatlantikë në zgjedhjet e 11 Majit dhe që kërkoj besimin e tuaj për t’ju përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Jam i bindur se ne, Demokratët Euroatlantikë, do të sjellim në Shqipëri një kulturë tjetër politike: me më shumë moral, më njerëzore, më dinjitoze, më të ndershme dhe kemi një përgjegjësi të madhe: Të ndërtojmë të ardhmen tonë europiane, të ardhmen që Shqipëria meriton të ketë.

Si anëtar i Këshillit Bashkiak kam ngritur zërin për të gjitha padrejtësitë që ju janë bërë nga keqqeverisja, mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies. Jam përpjekur të jem zëri i qytetarëve të Vlorës dhe, jo vetëm të denoncoj, por edhe të hedh ide, të jap propozime dhe zgjidhje, të cilat mazhoranca socialiste në këshill me arrogancën e fuqisë së kartonave i ka hedhur poshtë duke vepruar kundër interesave të qytetarëve.
Dhe kështu do të vazhdoj!

Gjatë ditëve e javëve në vijim deri në zgjedhje ju ftoj e ju kërkoj të bashkëbisedojmë; jo vetëm të dëgjoni prej meje vizionin dhe idetë e mia dhe të Demokratëve Euroatlantikë, por edhe të dëgjoj prej jush gjithçka që ju e quani të rëndësishme për të ndryshuar e përmirësuar, për të dëgjuar të vërtetat e për të luftuar për to!

Mund të më kontaktoni në telefon në
numrin +355 69 699 88 65
Ju garantoj se në çdo çast do të jem i gatshëm t’ju përgjigjem, të jem zëri juaj dhe problemet e shqetësimet tuaja t’i bëj të dëgjohen.

Sepse NE besojmë se shqiptarët e Shqipëria meritojnë më shumë!

Artikulli paraprakPas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit, Bashkimi Europian pezullon sanksionet ndaj Sirisë
Artikulli tjetër“Shqipëria aktualisht qeveriset nga një klasë politike e cila ka marrë peng institucionet vendore dhe qendrore”/ Abas Tafa i Koalicionit Euroatlantik: Politika e vjetër e ka plaçkitur këtë vend