Interi ka dyshime për sulmin, Asllani tenton sot t’i rrëmbejë vendin Çalhanoglusë

Problemet në portë nuk janë të vetmet për trajnerin Simone Inzagi përpara ndeshjes me Xhenoan, që luhet sot në orën 20:45. Dëmtimi i Jan Zomerit bën që numri një i stolit t’i besojë Jozef Martinezit nga minuta e parë. Probleme ka edhe në repartin e sulmit, ku Markus Turam do të qëndrojë pushim për shkak të problemeve në kavilje.

Për këtë repart ka një balotazh mes Korreas dhe Taremit. Trajneri ende nuk ka vendosur se kujt do t’ia besojë fanellën e titullarit, por ditën e djeshme gjithçka ishte 50 me 50. Edhe në dy repartet e tjera ka balotazhe, ku trajneri duhet që të menaxhojë disa lojtarë me kartonë të verdhë dhe që rrezikojnë të humbasin duelin me Napolin.

Bëhet fjalë për Bastonin, Barelën dhe Mkitarianin. Dy të fundit mund të zëvendësohen nga Fratezi dhe Zielinski me Çalhanoglunë në qendër, por trajneri nuk ka ndërmend që të prishë të gjitha ekuilibrat. E sigurt është që De Vraj do të rikthehet në qendër të mbrojtjes si titullar.

ASLLANI-
Në orët e fundit në Milano ka qarkulluar edhe lajmi se Kristjan Asllani mund t’i rrëmbejë fanellën e titullarit Hakan Çalhanoglusë. Mesfushori turk nuk ka bërë mirë në ndeshjet e fundit dhe sigurisht që Asllani meriton një shans si zëvendësuesi i parë i tij. Duhet thënë që mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte duke bërë shumë mirë deri në momentin që Çalhanoglu u rikthye nga dëmtimi dhe alternoi disa ndeshje pozitive me disa pak të mira.

Sigurisht që kalendari i ngjeshur detyron trajnerin për të bërë edhe pak rrotacion. Megjithatë ai është i pavendosur nëse duhet të vazhdojë t’i japë minuta turkut për ta rikthyer në formë apo ndoshta edhe ndonjë pushim mund t’i bëjë mirë.

Screenshot 2025 02 22 084832

Artikulli paraprakZgjedhjet në Gjermani, me rëndësi për Evropën! Analiza e DW: Kandidati me shanse më të mëdha për kancelar, Friedrich Merz! Ja qasja e tij ndaj Ballkanit dhe e veçanta e Bundestagut të ri
Artikulli tjetërDOKUMENTI/ Ja me çfarë vendimi është arrestuar Erion Veliaj