SHBA reagon pas mbylljes së qendrave serbe për punë sociale në veri të Kosovës: Mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet tona me Prishtinën!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas mbyllës së qendrave serbe për Punë Sociale në Kosovë.

 

Kjo ambasadë ka shprehur shqetësime për këtë veprim, të cilin e ka quajtur të pakoordinuar.

Tutje thuhet se këto veprime mund të kenë pasojë negative për tgë ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhënien dypalëshe me SHBA-në.

“Ambasada e SHBA-së është e shqetësuar me mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë. Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht në mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në reagimin e Ambasadës në rrjetin social “X”.

Autoritetet e Kosovës  mbyllën dy ditë më parë katër objekte të Qendrës për punë sociale – të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb – për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.

Policia e Kosovës tha përmes një deklarate se kërkoi  leje nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për t’i kontrolluar objektet e Qendrave për punë sociale pasi katër punonjës të kësaj Qendre në Zubin Potok ishin arrestuar më 8 shkurt për “shkelje të vullnetit të votuesve”.

Artikulli paraprakSa kafe duhet të pini për të humbur në peshë? Studimi që vërteton vetitë e kafes
Artikulli tjetër“Broja ka pësuar këputje të plotë të shumëfishtë ligamentesh”- Mjeku britanik tregon kur kthehet në fushë sulmuesi kuqezi