E bujshme nga Turqia, Rei Manaj drejt transferimit te gjigantët e…

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat turke, teksa bëhet me dije se Rei Manaj mund të jetë zëvendësuesi ideal i Çiro Imobiles te gjigantët e Beshiktashit.

Sulmuesi italian pritet t’i japë fund aventurës së tij në Superligën turke në fund të sezonit, teksa drejtuesit duan të përforcojnë linjën e sulmit me Rei Manaj.

Bëhet me dije se drejtuesit e Beshiktashit po planifikojnë të ulen në tavolinë me drejtuesit e Sivasporit, për të transferuar Manajn në fund të sezonit. Nëse arrihet një marrëveshje, sulmuesi shqiptar do ta veshë fanellën bardhezi nga sezoni i ardhshëm.

Artikulli paraprakKujdes këto zakone, ndihmojnë që ju të prekeni më lehtë nga gripi dhe ftohja
Artikulli tjetërPranoi humbjen e zgjedhjeve, kancelari Scholz: Nuk do ta përfaqësoj SPD-në në negociatat e koalicionit