Pampuri uron CDU për fitoren e zgjedhjeve, zyrtari i lartë gjerman Krichbaum i shpreh mirënjohje: Mezi pres takimin e radhës

Nënkryetarja e Demokratëve Euroatlantikë, Orjola Pampuri, ka uruar CDU-në për fitoren në zgjedhjet e fundit në Gjermani. Në një postim në rrjetet facebook, ajo përgëzoi Friedrich Merz dhe Gunther Krichbaum, duke e cilësuar këtë rezultat si një garanci për paqe, stabilitet dhe më shumë mbështetje për vendet aspirante në Bashkimin Europian.

Në përgjigje, Gunther Krichbaum, zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështjet evropiane në Bundestagun gjerman, i shprehu mirënjohjen Pampurit, duke theksuar se me Friedrich Merz si kancelar, Gjermania do të rimarrë rolin e saj të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Ai gjithashtu shtoi se pret me padurim takimin e radhës me përfaqësuesen shqiptare.

Postimi i Orjola Pampurit:

Urime për fitoren, miqve tanë të CDU.
Friedrich Merz, Gunther Krichbaum

Fitorja e CDU-së në zgjedhjet e fundit në Gjermani është parë si një garanci për paqe dhe stabilitet. CDU, nën udhëheqjen e Friedrich Merz, ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare kombëtare, duke siguruar më shumë bashkëpunim, siguri dhe mbështetje për mbarë Europën, dhe sidomos vendet aspirante për në familjen e madhe europiane.

Përgjigjja e Gunther Krichbaum:

E nderuara zonja Pampuri, faleminderit shumë për fjalët tuaja të mira. Me Friederich Merz më në fund do të kemi sërish një kancelar që kupton Evropën dhe që e risjell Gjermaninë në skenën ndërkombëtare. Mezi pres takimin tonë të radhës.

WhatsApp Image 2025 02 24 at 10.50.331

Artikulli paraprakTirana, kryeqyteti i mundësive apo labirint me sfida?
Artikulli tjetërTaulanda Jupi: Frika e kryetarëve nga vota e qytetarëve