Koalicioni Euroatlantik regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 11 majit.
Ky subjekt politik është instrumenti ligjor me të cilin PD-Demokratët Euroatlantikë, të drejtuar nga Lulzim Basha, do të përfaqësohen në zgjedhje.
Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-Demokratët Euroatlantikë, që parashikon vijimin e rekursit në Gjykatë të Lartë për vendimin e padrejtë të Apelit, si dhe marrje pjesë me çdo kusht në zgjedhje, Demokratët Euroatlantikë, që tashmë kanë shpallur 55 kandidatët e parë dhe programin, do të jenë alternativë në zgjedhjet e ardhshme politike.