Kapen në Gjermani me 2.4 kg kokainë dhe 57 mijë euro

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në pranga në Gjermani, pasi u kapën me kokainë dhe shuma të mëdha parash, të siguruara nga trafiku i drogës. Shqiptarët, 21-vjeçar dhe një 29-vjeçar, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, i kapën me 2.4 kg kokainë dhe 57 000 euro.
‘Bild’ shkruan se si fillim u arrestua 29-vjeçari, i cili pasi bleu 500 gr kokainë, u kthye në qytetin e Kassel. Ndërkohë, pas tij në pranga ra dhe shitësi në Frankfurt, përkatësisht 21-vjeçari, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në apartamentin e tij u gjetën dhe 1.9 kilogramë kokainë, vlera e të cilës në treg do të shkonte 120 mijë euro. Tashmë dy shqiptarët ndodhen në paraburgim në Gjermani, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.

Artikulli paraprakShkatërrim i prodhimit nga ngricat në Divjakë, qeveria asnjë dëmshpërblim
Artikulli tjetërDëshmitari i çështjes “Doshi” nën hetim për pastrim parash