Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami ka mbetur pa trajner te Rejnxhërs.
Drejtuesit e klubit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Filip Klemont pas humbjes në shtëpi ndaj St Mirren. Skuadra nuk arriti të përfitojë nga hapi i gabuar i Sëlltik dhe mbetet shtatë pikë prapa rivalëve të tyre të qytetit.
“Klubi dëshiron të shpreh falënderimet e tij të sinqerta për Filip për angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë mandatit të tij”, tha klubi skocez në një deklaratë zyrtare.
Trajneri belg, i cili drejtoi Monakon sezonin e kaluar, u vendon në pankinën e Rejnxhërsit që nga tetori i vitit 2023.
Rikujtojmë që në datën 6 mars Rejnxhërs sfidon Fenerbahccen në transfertë në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Europës. Kështu drejtuesit duhet të gjejnë menjëherë zëvendësuesin e belgut.
PANORAMASPORT.AL