Thirrja e Doshit në SPAK dhe irritimi i Edi Ramës

Thirrja e Tom Doshit në SPAK, për arsyen që ai e tha vetë sapo doli nga seanca e pyetjeve, e ka qartësuar krejtësisht arësyen e kërcënimit kundrejt prokurorisë speciale nga Edi Rama, një javë më parë.

Doshi tha se ishte thirrur, pasi ka takuar një person që ishte nën përgjimin e prokurorisë speciale. Ai nuk e përmendi emrin, por gjasat janë që të jetë miku i tij i vjetër Qifja(Aqif Rakipi), i cili është beu i atij territori, nga Rrogozhina deri në Peqin.

Ky zhvillim, para zgjedhjeve parlamentare, i jep një sinjal të fortë politikës, posaçërisht mazhorancës, pas kërcënimit të Edi Ramës.

I cili deklaroi në një lidhje direkte në rrjetet sociale, se SPAK duhet të qëndrojë larg zgjedhjeve parlamentare, për të mos vënë në përgjim zyrtarët dhe politikanët. Por në të vërtet synimi kryesor i ultimatumit të Edi Ramës, ishte pikërisht që të ndalonte përgjimet ndaj të fortëve që janë ushtria e vërtetë elektorale e tij.

Dalja e Altin Dumanit, në një takim me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, për hetimet e krimeve zgjedhore ka shqetësuar shumë mazhorancën. E cila, siç mësohet ka marrë udhëzime, siç bënin mafiozët e viteve 80, që të shmangnin bisedat e rrezikshme elektorale në telefona.

Frika e Ramës, duket nuk është se do të hetohen njerëzit e partisë apo ata që quhen patronazhistë, ngaqë edhe sikur do të përgjohen nuk del ‘dhjamë nga pleshti’.

Por nëse flasin njerëzit e krimit, posaçërisht ata të krimit të organizuar, atëherë kemi të bëjmë me një terren të minuar për Bablokun.

I cili, duket nuk është vonuar fare nga boshllëku që kanë lënë amerikanët në terren, duke vendosur menjëherë në veprim operacionin e vitit 2016 të zgjedhjeve në Dibër. Operacion, i cili më pas rezultoi i sukseshshëm në zgjedhjet e vitit 2017. Ku nga ana tjetër ishin Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët u përpoqën të minonin instalimin e reformës në Drejtësi.

Ndërkaq, Edi Ramës, siç po tregojnë faktet e përditshme, duket se i ka interesuar, më shumë të shmangë një hetim të armatës së të fortëve të tij, sesa arrestimi i Lali Erit. Të cilit ja kishte suprimuar gjithë pushtetin politik, si për të dhënë një sinal që nuk do ta mbrojë.

Hetimi për zgjedhjet e Rrogozhinës, i cili është në udhë e sipër, ka shumë gjasa që të pjellë edhe hetime të tjera, në bazë të materialeve që ka gjetur SPAK nga përgjimet.

Këtë duket se Edi Rama e ka marrë vesh, ndaj bëri atë shantazhin direkt një javë më parë. Frika e Bablokut qëndron në faktin se akoma nuk e ka marrë vesh nëse ky “trimërim” i SPAK vjen nga sinjale përtej oqeanit, apo thjesht po e bëjnë me iniciativë të tyre. Ndaj edhe ka pak javë që ka nisur një lobim të fortë pranë administratës Trump.

Siç mësohet, lobisti është këshilluar nga Grenell gjatë takimit të tyre në Muhih, ku përveç të tjerash po përgatit edhe kontaktet për një vizitë të Edi Ramës në Uashington. Për të cilën flitet se po përpiqen ta realizojnë në prill./Pamfleti

Artikulli paraprakDosja e Erion Veliajt/ Klotilda Bushka del nga SPAK pas 4 orësh marrje në pyetje, refuzon të flasë për mediat! Deputetja e PS akuzohet se ka penguar zbulimin e së vërtetës
Artikulli tjetërBufi Plak dhe Zogu Sqepkëpucë i Kënetës Politike