Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për qarkun Elbasan, Mirela Karabina, nëpërmjet një reagimi shprehet se Edi Rama është kryerektor dhe se ai është dora e kontrollit të qeverisë në universitet.
Ky reagim vjen pasi Edi Rama ka njoftuar ditën e mërkurë një takim të Rektorit të Universitetit Bujqësor të Kamzës me Grupin Parlamentar të PS-së, një ditë pasi gjykata dha disa masa arresti për pjesëtarë rë këtij universiteti.
Më poshtë postimi i plotë:
Edi Rama paska thirrur nesër Rektorin e UBT-së para grupit të deputetëve për arsye të hetimeve nga Struktura e Posaçme. Asnjë habi, asgjë e re, puna është se po e bën nga halli SPAK në formën e një show të shëmtuar politik, që në vend të heqë vetullat po nxjerr sytë.
Pasi po dëshmon qartë që ai është dora vetë e kontrollit në universitet!
Që më 2015-ën Edi Rama i ka kapur prej fyti univeristetet. Bordi Adminstrimit i cili garanton qëndrueshmërinë financiare të institucionit të arsimit të lartë dhe vendos mbi financat e tij, përcakton rregullat për shpërndarjen e të ardhurave që siguron institucioni nga ushtrimi i veprimtarive të tij, si dhe mbikëqyr përdorimin e burimeve të financimit përbëhet prej 7 antarësh, dhe shumica që vendos, 4 prej tyre, janë përfaqësues të qeverisë (Ligji 80/2015).
Pra çdo financë në univesitete kalon dhe vendoset nga qeveria, përveç Universitetit të Tiranës, për arsye të numrit të madh të studentëve dhe sigurimit më të madh të të ardhurave.
Prej 10 vitesh Rama i ka futur universitetet në kolaps institucional pasi Ligji 80/2015 i Arsimit të Lartë që do formalizonte Reformën, hyri në fuqi me 46 akte nënligjore të mungura, qëllimisht, duke penguar funksionimin normal dhe përmbushjen e detyrimit institucional të tyre.
Universitetet mbetën të bllokuara prej vitesh sepse ligji nuk ia mundësonte këtë të drejtë.
Gjithashtu, herë pas herë me urdhëzim ministri ligji shkelet, siç është dhe kalimi i pranimit të studentëve në universitet tek ministria e arsimit, kur ligji këtë të drejtë ia njeh institucioneve të arsimit të lartë. Pra, kontroll mbi shpërndarjen e studenteve në universitete shtetërore e private, në mungesë trasparence dhe duke e centralizuar totalisht procesin në duar e qeverisë, madje dhe me institucione që ligji nuk ia njihte këtë të drejtë fillimisht (Rrjeti Akademik Shqiptar),.
Pra, Rama ka bërë çfarë ka dashur me rektorët dhe universitetin. Folën studentët më 2018-ën, dolën në rrugë, e mori vesh gjithë bota për arsimimin jo cilësor të tyre e kushte jo normale mësimi e jetese, por Rama asokohe i mblodhi rektorët, i degjeneroi publikisht duke i akuzuar si të korruptuar.
Dhe rektorët jo vetëm nuk folën e nuk u mbrojtën, por i kthyen studentët në auditore duke i gënjyer me një “Pakt për Universitetin” të gënjeshtërt, me urdhër të Ramës.
Ndaj thirrja e Rektorit të Universitetit Bujqësor në një show paralamentar publik është për t’i treguar SPAK që ai, Edi Rama, nuk di gjë.
Por është vonë, financat kanë vite që rrjedhin e ikin në drejtim “të paditur”, por ja që SPAK i ka kapur.
Dhe si kryerektor, Rama duhe t’i dijë më mirë se të tjerët se ku kanë shkuar!