Rrëfehet Morata: Te Milani shkova prej Fonsekës, u largova se ndryshoi projekti

Alvaro Morata ka pranuar se te Milani ka shkuar vetëm sepse e kishte piketuar Paulo Fonseka dhe largimi i tij nga kuqezinjtë erdhi edhe për shkak të shkarkimit të trajnerit portugez. Ai ka zbuluar në një intervistë për “Marca” se nuk ndjehej më pjesë e atij projekti.

“Kisha zgjedhur Milanin për shkak të Fonsekës, i cili kishte treguar se sa shumë më dëshironte në ekip. Por pas disa muajsh, një projekt që dukej si diçka e caktuar, u kthye në një tjetër për çështje futbollistike. Dhe në fund nuk isha shumë rehat, pasi kisha shkuar atje prej Fonsekës”, shpjegoi spanjolli i cili u aludua se kishte pasur përplasje me Serxhio Konseisaon pas emërimit të këtij të fundit. .

Nuk mund të mungonte një koment edhe për klubin tjetër italian me të cilin ka luajtur, Juventusin. “Një ambient familjar, shumë i madh si shoqëri por edhe si klub, me persona të punësuar të mrekullueshëm”, tha Morata i cili ka kaluar atje vitet më të mira të karrierës së tij.

Artikulli paraprakNëse keni këtë grup gjaku, do plakeni më ngadalë se të tjerët! Studiuesit zbulojnë arsyen pse
Artikulli tjetërNjë parti s’mundet të marrë rolin e Gjykatës