Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar se “epoka e paprekshmërisë po lëkundet”, ndërsa theksoi se institucioni që ai drejton ka kryer hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë.
Po ashtu, Dumani tha se hetimet e SPAK kanë goditur edhe “grupe kriminale të përfshira në trafiqe ndërkombëtare të drogës, pastrimin e parave, organizatave kriminale”.
Altin Dumani: Sic duhet edhe nga përmbajtja e materialit konstatohet një progres i arritur nga SPAK dhe një tregues që SPAK është në gjendje të kryerje në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë që kanë dëshmuar se epoka e paprekshmërisë po lëkundet.
Po ashtu, Dumani u shpreh se “Vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara në total për vitin 2024 ka rritur në vlerën 59 milionë euro, këtu përfshihen edhe kriptovalutat që po gjejnë gjithnjë e më shumë përdorim nga organizatat kriminale me kryerjen e veprimeve të tyre duke i përdorur masivisht si për të blerë sasira kokaine dhe pastrim parash”.
Deklaratat e kreut te SPAK, Altin Dumani u bene në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen.