Ish-deputeti i PS-së, Vladimir Kosta është thirrur ditën e sotme në SPAK ku është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.
Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, ish-ligjvënësi socialist refuzoi të tregonte për mediat mbi çështjen që u thirr në Prokurorinë e Posaçme.
“Asgjë s’them gjë hiç”, deklaroi ai për gazetarët.
Vladimir Kosta mësohet se është marrë në pyetje në SPAK lidhur me dosjen që çoi në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Ish-deputeti është pronari i SkyTower, ku ka edhe zyrat e “Harabel” Ajola Xoxa.