“Sa herë vjen Rama në universitet, situata veç përkeqësohet”, pedagogu i Bujqësorit: Kryeministri dhe politika duhet të na lënë rehat!

Pedagogu i universitetit Bujqësor, Lush Susaj, foli sot në studion e News 24 lidhur me hetimet që kanë nisur ndaj 24 personave, staf dhe pedagogë të universitetit, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me tendera.

Pedagogu tha se politika duhet të qendrojë larg universiteteve, teksa theksi se paraqitja e rektorit të Universitetit sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ishte një gabim.

Ai tha se nëse do e kishte këshilluar rektorin do i kishte kërkuar që mos shkonte në atë mbledhje.

“Sa herë vjen Rama aty situata në shkollë veç përkeqësohet. Gjëja më e mirë është me na lënë kryeministri rehat dhe politika rehat. Edhe sot më ka ardh keq e kam shumë , kam 15 vjet që e njoh rektorin, po të më kishte thënë dje që do shkoj do i lutesha që mos shkonte. Mua nuk më ka pëlqyer dhe jam ndjerë keq. Në asnjë mënyrë nuk duhet të kishte shkuar…nuk duhet të shkonte në asnjë organizatë partie”, tha pedagogu.

Artikulli paraprakAkuzat ndaj SPAK, media gjermane: Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmon sundimin e ligjit dhe kushtetutën në vendin e tij
Artikulli tjetërDokumenti/ Tjetër skandal nga dosja hetimore e SPAK, ja hallkat e korrupsionit të skemës Xoxa-Abule!