Vrasje me thikë në Tiranë, shtetasja e huaj gjendet e pajetë në banesën e marrë me qira

Një shtetase, e cila dyshohet se është e huaj, është gjetur pa shenja jete në një banesë të marrë me qira në Tiranë.

 

Raportohet se trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 12:55, në banesën ku ishte akomoduar në rrugën “Gjon Muzaka”, pranë Bllokut të Ambasadave.

Nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Ndërkohë po punohet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Artikulli paraprakMeta qëndron në burg, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së!
Artikulli tjetërKryeministri britanik takohet me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë! Nga lufta në Ukrainë te tarifat ndaj Evropës, çfarë pritet të diskutohet