Amerika nuk ka braktisur SPAK-un, por Edi Ramën

Nga Sokol Pepushaj

Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është i pari antiamerikan që gënjen shqiptarët se Amerika është larguar.

Tërheqja e 8 këshilltarëve sorosianë, që financoheshin nga taksat e popullit amerikan si fije merimange të organizatave ‘Shoqëri e Hapur’ dhe USAID, të joshura nga ofertat e këtij që denoncohet botërisht për përdorim të agjentëve të FBI dhe diplomacisë në interes të tij, nuk është braktisje e SPAK-ut, pasi ditët e fundit struktura antikorrupsion është forcuar me agjentë dhe hetues nga FBI dhe DEA që shumë shpejt pritet t’i trokasin në derë edhe familjes kryeministrore, por distancim nga qeverisja mafioze.

Nëse u larguan ca këshilltarë sorosianë në një ditë, në pistë, erdhën ca+ca+ca nuk e dimë sa të tjerë këto ditë, ekspertë trumpistë, që po, ka të drejtë kryemafiozi, që ndjen shkëputjen e tij me Amerikën.

Edi Rama po e deformon urdhërin e Presidentit të SHBA, Donald Trump, për bllokimin dhe verifikimin e financimeve, që Amerika akordon për organizata e institucione edhe në Shqipëri.

Ekipet shtesë që vijnë në Shqipëri pranë FBI-së, SPAK-ut, BKH-së dhe DEA-s, janë pikërisht kontingjent në zbatim të marrëveshjes së lidhur mes palëve në dhjetor 2024, ose e thënë më thjeshtë, asistenca që Altin Dumani ka kërkuar për hetimin e krimit në politikë e jashtë saj, të bashkëngjitura me aktivitet dhe interesa që dëmtojnë edhe programet e SHBA-ve në Shqipëri dhe rajon.

Kjo “dhëmballë” i dhëmb Bablokut, përkrahja e SPAK-ut nga Amerika.

Gjithsesi, nuk mund të ndodhte ndryshe, pasi Rama nuk u bë sot hajdut dhe antiamerikan, por ka qënë ashtu, që kur ishte fukara, pa shtëpi e pa para.

Pra, çdokush është dikush, këtej apo andej Pacifikut, nuk çuditet se si nga ky cep strategjik i botës së errët të mafies, ku dielli lind vetëm me lejen e Edi Ramës dhe deri para ca ditësh perëndonte vetëm me miratimin e Engjëll Agaçit, nuk çuditet me këtë kapërcim e kërcënim të ri mbi honet e vjetra të antiamerikanizmit, apo frymën që ndërron si moti në maj.

Ëngjëlli u bë Djall e avulloi si sëmundje sorosiane, para se afshi i nxehtë i SPAK-u ta bënte petale poshtë mollëve e dardhave të Olta Xhaçkës e Frida Kricës, por Babloku nuk u ligshtua, thjeshtë u zdrukthua ca.

E zëvendësoi me një dhi të egër nga stepat e mafies, dhe medias ja mbylli sqepin të mos këndonte këngën, “këta po i merr dreqi njërin pas tjetrit”!

Por Babloku i di të vërtetat.

Nëpër hirin e ëndrrave të djegura, para patronazhistëve të lodhur, trëmbur e bindur, vdekjen e vet e veshë me vegime kineze, sikur mbrëmë ka marrë pjesë në funeralin e demokracisë amerikane, dhe atë flamurin që ai e shtynte me neveri, tashmë e ka hedhur nervoz mbi arkivolin që s’kemi pse ne të mbajmë zi për të.

Por e vërteta, ka edhe ca më të vërteta që di Babloku.

Nëse dje armiku ishte Evropa e sot Amerika, pas ca ditësh, armik mund të jetë populli, që e di mirë, se duhet; ose të zhduket vetë, ose… .

Që t’i biem shkurt, e vërteta e madhe është se Amerika nuk e ka braktisur SPAK-un, por Edi Ramën.

Artikulli paraprakNëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?
Artikulli tjetërVIDEO/ Zbulohen “agjentët” e Yuri Kim dhe të Politico në Shqipëri!