E bujshme nga Spanja/ Kristiano Ronaldo në bisedime për të blerë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Legjenda portugeze, Kristiano Ronaldo, mund të rikthehet në futbollin spanjoll, por këtë herë në një rol krejtësisht të ri, si pronar i Valencias.

 

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, të konfirmuara edhe nga “Foot Mercato”, Ronaldo ka filluar biseda me Peter Lim, pronari aktual i Valencias, për blerjen e shumicës së aksioneve të klubit.

Ronaldo, i cili aktualisht luan për Al Nasr në Arabinë Saudite, ka një marrëdhënie të gjatë biznesi dhe miqësie me Lim. Në fakt, Lim zotëron të drejtat e imazhit të Ronaldos, gjë që e bën këtë bashkëpunim edhe më të mundshëm.

Ylli portugez planifikon të kthehet për të jetuar në Spanjë pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar, dhe blerja e Valencias do të ishte një hap strategjik për të.

Valencia është një klub me një histori të pasur, duke përfshirë 6 tituj kampionati, 8 kupa dhe 2 finale të Ligës së Kampionëve (2000 dhe 2001).

Nëse Ronaldo arrin të bëhet pronar, ai mund të sjellë një frymë të re në klub dhe të rivitalizojë shpresat e tifozëve. Kjo do të ishte një kapitull i ri jo vetëm për Valencias, por edhe për vetë Ronaldo, duke e vendosur atë në një rol të ri dhe sfidues në botën e futbollit.

Artikulli paraprak“Shkodranin që survejonte Liri Belishovën e kishin kapur në flagrancë me…”- Dëshmia e rrallë e mësuesit: Unë druhesha se ai do i vardisesh së bijës
Artikulli tjetërSPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon