SPAK kërkon dënimin me 5 vite burg për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.
Sipas SPAK, Bllako është fajtor për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë” për 2 raste, të konsumuar gjatë kontratës koncesionare të Inceneratorit të Tiranës.
Përveç dënimit me burg, SPAK kërkoi edhe një dënim plotësues, heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.