Deputeti i Berishës, Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

Deputeti Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

SPAK dërgoi më 3 dhjetor 2024 për gjykim dosjen e deputetit Asllan Dogjani duke e akuzuar për deklarim të rremë pasurie.

Bëhet fjalë për një apartament 128.4 m2 në rrugën ‘Hamid Shijaku’ në Tiranë, që SPAK thotë se deputeti e bleu 112 mijë euro cash, por në ILDKPI e deklaroi sikur e përfitoi nga konsulencat juridike që i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit ‘Protial’.

Artikulli paraprakDosja e Erion Veliajt/ Biznesmeni Sokol Kryeziu paraqitet në GJKKO! Do të njihet me masën e sigurisë
Artikulli tjetërRruga Elbasan-Qafë Thanë ndan fshatin në 2 pjesë, banorët e Hotolishtit dorëzojnë peticionin me 511 firma