Taulanda Jupi: Edi Rama tregoi sot një Shqipëri që nuk ekziston

“Edi Rama sot në Athinë u tregoi shqiptarëve të diasporës një Shqipëri që nuk ekziston. Ai flet për paga më të larta dhe taksa më të ulëta, por realiteti është i kundërt: Shqipëria ka pagat më të ulëta dhe taksat më të larta në Ballkanin Perëndimor.” – kështu shkruan në një reagimin e saj lidhur me takimin e sotëm të Ramës në Athinë, kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për Tiranën, Taulanda Jupi.

Jupi shprehet më tej se barrën fiskale më të madhe e mbajnë ata që punojnë shumë dhe janë të kualifikuar.

“Barrën më të madhe e mbajnë ata që punojnë më shumë, ata që janë më të kualifikuar dhe ata që mbajnë këtë vend mbi supet e tyre. Shtresa e mesme, profesionistët, sipërmarrësit, mjekët, inxhinierët, pedagogët – të gjithë ata që i japin vlerë shoqërisë, ndëshkohen me taksa të rënda dhe mundësi të pakta. Ky është modeli i qeverisjes së një vendi që shtyp produktivitetin dhe shpërblen mediokritetin.”

Sipas Jupit, e vërteta është se “një qeveri që takson më shumë ata që punojnë më shumë është një qeveri që frikësohet nga përparimi dhe liria që sjell mirëqenia. Shqipëria ka nevojë për politika që shpërblejnë punën, jo propagandën. Shqipëria meriton më shumë!”

Ky grafik tregon se kush paguan më shumë taksa në rajon.

Burimi: Price Waterhouse Coupers 2025

WhatsApp Image 2025 03 02 at 11.59.48

Artikulli paraprakMomenti i shumëpritur, Myrto Uzuni debuton sot në SHBA
Artikulli tjetërParalajmërimi i Macron: Nëse Putin nuk ndalet ai do të vazhdojë drejt Moldavisë dhe Rumanisë