Paralajmërimi i Macron: Nëse Putin nuk ndalet ai do të vazhdojë drejt Moldavisë dhe Rumanisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk ndalet, “ai me siguri do të vazhdojë me Moldavinë dhe ndoshta më tej me Rumaninë “.

 

Teksa foli për çështjen e armaturës mbrojtëse të Evropës përballë frikës së një shkëputjeje amerikane, ai tha:  “Shkëputja e mundshme e SHBA nga Ukraina  nuk është në interesin e tyre (SHBA)”, sepse “ajo që SHBA ka bërë gjatë tre viteve të fundit është plotësisht në përputhje me traditën e saj diplomatike dhe ushtarake”.

Nëse Uashingtoni pranon të “nënshkruajë një armëpushim pa ofruar asnjë garanci sigurie për Ukrainën”, atëherë “kapaciteti i tij parandalues ​​gjeostrategjik ndaj Rusisë, Kinës dhe të tjerëve do të zhduket në të njëjtën ditë ”, argumentoi presidenti francez.

Duke ringjallur diskutimin për një ombrellë bërthamore evropiane për të forcuar sigurinë e Evropës, Macron theksoi se një dialog strategjik me vendet evropiane që nuk posedojnë armë bërthamore “do ta bënte Francën më të fortë”.

“Ne kemi mburojë, ata jo”. Dhe ata nuk mund të varen më nga parandalimi bërthamor amerikan. Ne kemi nevojë për dialog strategjik me ata që nuk e kanë dhe kjo do ta bëjë Francën më të fortë”.

Artikulli paraprakTaulanda Jupi: Edi Rama tregoi sot një Shqipëri që nuk ekziston
Artikulli tjetërOperacioni ku u arrestuan 3 efektivë, SPAK zbardh skemën: Grupi kriminal vepronte në Sarandë, trafikonte lëndë narkotike drejt Greqisë! Iu sekuestrua drogë me vlerë 1.7 milionë euro