Elseid Hysaj thyen parashikimet, gati për Silvinjon! Ja kur mund të rikthehet nga dëmtimi mbrojtësi kuqezi

Elseid Hysaj i ka suprizuar të gjithë. Mbrojtësi i djathtë ka thyer parashikimet dhe mund të rikthehet më shpejt nga dëmtimi nga sa ishte menduar më parë.

 

Futbollisti i Kombëtares pësoi një dëmtim të shkallës së mesme në kofshën e majtë gjatë ndeshjes së Serisë A kundër Kaljarit më 3 shkurt dhe fillimisht pritej të humbiste të paktën pesë javë.

Por, sipas “Il Messaggero”, Hysaj, pasi iu nënshtrua kontrolleve të reja mjekësore ditët e fundit dhe rezultateve pozitive, ato dhanë shpresë për rikuperim më të shpejtë se sa pritej.

Elsi do të humbasë me siguri përballjen e nesërme kundër Milanit, por mund të fluturojë me skuadrën javën e ardhshme në Çeki, për t’u përballur me Viktoria Plzenin në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Europës. Kështu Hysaj mund të jetë i gatshëm edhe për Silvinjon në ndeshjet kualifikuese të Botërorit.

Artikulli paraprakPapa Françesku prej më shumë se dy javësh në spital, Vatikani jep detaje mbi gjendjen shëndetësore
Artikulli tjetërMinistrja që ha zonat e mbrojtura/ Si e vendosi Kumbaro Gjirin e Llamanit nën kthetrat e betonit