Një aksion anti-drogë është duke zhvilluar në jug të vendit dhe deri më tani mësohet se janë shoqëruar disa persona.
Burime bëjnë me dije se policia po ekzekuton 10 masa sigurie, të lëshuara ndaj anëtarëve të një grupi kriminal, të cilin SPAK e ka hetuar prej vitit 2020.
Në Sarandë janë ndaluar;
Bledar Haderi, i njohur për precedentë penalë, me masë sigurimi “Arrest në burg”;
Gelbert Koshi, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”;
Dhurim Logli, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në polici gjyqësore”
Ndërsa, dy prej të ndaluarve në Delvinë janë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penalë, dhe Orges Kalo.