Seanca gjyqësorë në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë” është shoqëruar me replika mes të dënuarve dhe bashkëpunëtorit të Drejtësisë, Nuredin Dumani.
Gjatë seancës, pyetjet e avokatit Ilia Ilia, i cili përfaqëson Agron Qolin janë konsideruar si analiza nga ana e prokurorëve.
Ndërkohë që debati ka nisur pasi dikush nga të pandehurit ka provokuar Nuredin Dumanin.
Por ky i fundit gjatë seancës është dëgjuar t’i kthehet me tone të ashpra.
“Do jua ha unë hallvën të gjithëve”, mësohet të jetë shprehur Nuredin Dumani, ndërkohë që ka vijuar: “nuk mund të ma hani hallvën ju mua”.
Nga ana tjetër i dënuarit tjetër, Enver Diva është shprehur me tone të ashpra ndaj Nuredin Dumanit: “Do ta shohim kush do ja haj hallvën njëri-tjetrit, pse rren”.