Pas një sherri në komisionin hetimor për privatizimi e kompanisë OST tek kompania çeke CEZ, deputetët e Partisë Demokratike u larguan nga salla e mbledhjes. Nënkryetari i komisionit, Arben Ristani, deklaroi se e-mail-et e paraqitura nga kryetari i komisionit, Taulant Balla, nuk janë prova. Ai tha se dëshmitari i thirrur për të dëshmuar në komision, Hamza Merxhani, kishte dalë në foto me vrasësin e Azem Hajdarit. “Që do ta çoni në Prokurori do ta çoni dhe përfundimi do të jetë i njëjtë. Ajo që po bëni është një show. Jeni duke iu referuar një dëshmitari, i cili është një njeri që është dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Ka dalë me një vrasës të dënuar. Këto që ti i paraqet si e-mail-e janë copa letre dhe nuk janë prova. Këto janë provat që ju po abuzoni. Njerëzit që thërrisni si dëshmitarë janë bashkëpunëtorë vrasësish. Ky është komision absolutisht qesharak”, tha Ristani. Ai iu referua fotos në të cilën Karaj ka pozuar me të dënuarin për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia. Ky i fundit e ka cilësuar Karajn bashkëpunëtor të hershëm të tij, ndërkohë që fshihet në Turqi për të mos vuajtur dënimin nga drejtësia në Shqipëri.
Kryesore
Continue to the categoryQeveria e tenderëve “pa garë”, 70 prokurime me flamur të kuq...
Në vetëm pesë muajt e parë të vitit 2025, Qeveria shqiptare ka realizuar 70 tenderë me “flamur të kuq”, një sinjal i qartë alarmi...