Bisedimet paqe me Rusinë, zyrtarë nga SHBA dhe Ukraina pritet të takohen javën e ardhshme në Arabinë Saudite! Ja kush do të marrë pjesë

Konsultimet mes palëve të përfshira për çështjen e Ukrainës janë të ethshme dhe ndryshojnë vazhdimisht gjatë gjithë ditës.

Pas tensioneve mes Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump në Zyrën Ovale, sot marrëdhëniet duket se kanë ndryshuar për mirë, me të dy palët që kanë rihapur një kanal komunikimi.

Sipas mediave tw huaja, zyrtarët e lartë amerikanë dhe ukrainas pritet të takohen në Arabinë Saudite të mërkurën e ardhshme, më 12 mars .

Më herët, Fox News raportoi se një delegacion amerikan, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i dërguari special i liderit amerikan për Lindjen e Mesme, Stephen Witkoff dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Mike Walz, do të udhëtojnë në Riad të martën për t’u takuar me ukrainasit, duke përfshirë shefin e shtabit të Volodymyr Zelensky, Andriy Ymaker.

“Zyrtarët e lartë amerikanë dhe ukrainas do të takohen në Arabinë Saudite të mërkurën e ardhshme. “Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Walz dhe shefi i shtabit të Zelensky ranë dakord dje për të mbajtur këtë takim”, shkruante Fox News.

Artikulli paraprakFIFA shqyrton idenë e çmendur: Kupa e Botës të rritet në 64 skuadra
Artikulli tjetërAksidentet në punë, gjatë 2024 janë regjistruar 177 raste! Cilët janë dy sektorët më problematikë që vënë në rrezik jetën e punëtorëve