Lulzim Basha poston fotot nga takimi i 8 Marsit: Gratë meritojnë më shumë!

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shpërndarë në rrjetet sociale albumin fotografik nga takimi me gratë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ai ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për rolin e jashtëzakonshëm të grave në shoqëri, duke theksuar se ato janë forca që mbajnë familjet dhe komunitetet.

“Gratë janë burimi i fuqisë, kujdesit dhe dashurisë që mbajnë shoqërinë tonë. Shqipëria meriton më shumë. Gratë meritojnë më shumë,” – ka shkruar Basha, duke nënvizuar angazhimin për më shumë mundësi dhe mbështetje për gratë shqiptare. #ShqipëriaMeritonMëShumë #8Mars

Artikulli paraprak“Nga kredia për çiftet e reja tek pesëfishimi i bonusit për bebet”, Basha: Fuqizimi i gruas dhe familjes shqiptare, prioritet i programit të Demokratëve Euroatlantikë
Artikulli tjetërLuftojnë 6 sëmundjet e përhapura, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë