Rusia do të testojë forcën e NATO-s? Inteligjenca gjermane ngre alarmin: Duhet të jemi të përgatitur

Kreu i shërbimit të inteligjencës gjermane BND, Bruno Kahl, deklaroi se Rusia dëshiron të testojë unitetin e Perëndimit dhe të kontrollojë funksionimin e Nenit 5 të NATO-s, i cili e konsideron sulmin ndaj një aleati si sulm ndaj të gjithëve.

Sipas tij, Moska mund ta përshpejtojë këtë proces në varësi të rrjedhës së luftës në Ukrainë. Nëse konflikti përfundon përpara viteve 2029-2030, Rusia mund të drejtojë më shpejt burimet e saj kundër Evropës.

“Shpresojmë që kjo të mos ndodhë, por duhet të jemi të përgatitur”, ka theksuar Kahl.

Artikulli paraprakVIDEO/ Forma fantastike e Qazim Laçit, mesfushori shqiptar bën protagonistin në derbin ndaj kryesuesve të kampionatit
Artikulli tjetërSi pastrohen paratë e drogës?!