Seanca në Apelin e GJKKO për ankimin e bërë nga Ajola Xoxa për lirimin e llogarive bankare është shtyrë për ditën e mërkurë.
Mësohet se Gjykata ka marrë kohë për tu njohur me disa prova të reja të paraqitura nga SPAK.
Ky ankim i bërë nga bashkëshortja e Erion Veliajt lidhet me sekuestrimin e disa llogarive bankare, të cilat i janë bllokuar.
Ajola Xoxa argumenton se këto para janë të rregullta me burime të ligjshme dhe jo ashtu sic pretendon SPAK.
Kujtojme qe Ajola Xoxa me vendim te GJKKO eshte lene nen masen e detyrimit te paraqitjes, nderkohe qe bashkeshorti i saj, Erion Veliaj eshte lene ne masen “arrest me burg”.
Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO-së që legjitimoi kontrollet në bizneset e saj, si edhe sekuestrimin e celularit.
Kujtojmë se me vendim të GJKKO, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës.
Ndërkohë më 3 shkurt, Ajola Xoxa, ka kundërshtuar në GJKKO vendimin për kontrollin e ushtruar në një apartamentin e përshtatur si magazinë e Sky Tower.
Por GJKKO dhe Apeli i kesaj gjykate Kunder Krimit te Orgnaizuar dhe Korrupsionit i ka cilesuar si të ligjshmë kontrollet.