Endri Hasa: Rilindja në ethet e fundit, shqiptarët të neveritur nga qeverisja e saj

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Elbasanit, Endri Hasa, ka reaguar ndaj lëvizjeve të fundit brenda Partisë Socialiste, duke e cilësuar përpjekjen e saj për “katarsis” si një farsë për të fshehur dështimet e 12 viteve në pushtet.

Sipas Hasës, Edi Rama dhe Rilindja po përpëliten për të mbajtur me çdo kusht pushtetin, ndonëse shqiptarët janë të lodhur dhe të neveritur nga premtimet e pambajtura dhe drejtimi i tyre qeverisës. Ai thekson se Koalicioni Euroatlantik përfaqëson alternativën morale më të denjë, duke sjellë një ekip kandidatësh që mbështesin listat e hapura, një opozitë të pakorruptuar dhe një ekonomi që punon për qytetarët.

“Edi Rama e di vetë që po prek fundin e tij politik,” – shprehet Hasa, duke shtuar se mbështetja për SPAK dhe drejtësinë e pavarur është një angazhim i palëkundur i Koalicionit Euroatlantik për të ndalur kapjen e shtetit dhe korrupsionin në çdo nivel.

Postimi i Hasës:

Hipokrizia dhe farsa po përjeton orët e fundit…
Ethet e listave për të rrëmbyer pozita të sigurta që vlejnë 4 vjet kanë mbërthyer thellë sot Rilindjen, që me një operacion te trumpetuar katarsisi po përpiqet të mbulojë qelbin e një qeverisjeje 12 vjeçare që ka shkaktuar plaga e hapur që prej vitit 2013 kur Edi Rama mori pushtet.
Shihini se si përpëliten për të mbajtur me çdo kusht pushtet kur e dinë fare mirë se shqiptarët janë neveritur nga fytyrat, zotimet dhe drejtimi i tyre qeverisës.
Edi Rama e di edhe vetë që po prek fundin e tij politik.
Koalicioni Euroatlantik dhe Demokratët Euroatlantikë janë sot alternativa morale më e denjë me përfaqsuesit e tyre politikë në të 12 qarqet e vendit.
Dora e shtrirë dhe ftesa për bashkëpunim ka qenë gjihnjë e hapur për këdo që ndan vlerat dhe parimet tona: për listë të hapur në zgjedhje, mbështetje pakushte ndaj SPAK, si dhe një vizion ekonomik për të nxjerr Shqipërinë nga kjo gjendje që ka pllakosur vëndin për shkak të keqqeveririsjes dhe për shkak të paralizimit të një pjese të opozitës me mjete korruptive.

Artikulli paraprakMbyllja e TikTok, organizatat e huaja: Ndalimi i platformës, kufizim ekstrem i lirisë së shprehjes
Artikulli tjetërTaulanda Jupi: Arti dhe kultura nuk janë lodra të politikës!