Profesori i politikave shëndetësore Gazment Koduzi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik për Tiranën, ka reaguar ndaj ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, pas deklaratës së saj mbi bashkëpunimin me Italinë për përmirësimin e shërbimeve neonatale në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, Koduzi e konsideron këtë bashkëpunim të mirëpritur, por thekson një problem madhor që qeveria vijon ta neglizhojë: Shqipëria është i vetmi vend në Europë dhe rajon që nuk kryen analizën e gjakut për bebet e sapolindura (Newborn Screening), një test që mund të shpëtojë jetë, të parandalojë invaliditetin dhe të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës së fëmijëve që diagnostikohen në kohë.
“Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të harxhojë fondet në koncesione abuzive, apo do të shpresojë në dashamirësinë e shteteve të tjera?” – pyet Koduzi, duke vënë në dukje se fondet publike vazhdojnë të shpërdorohen në vend që të investohen për shëndetin e qytetarëve.
Ai përfundon duke theksuar se Shqipëria meriton më shumë, ndërsa kërkon një politikë shëndetësore më të përgjegjshme, që vendos në qendër shëndetin e qytetarëve dhe jo interesat klienteliste.
Reagimi i Gazmend Koduzit:
A E DINI SE?
Shqipëria është i vetmi vend në Europë dhe rajon që nuk kryen “Neë Born Screening” apo ndryshe analizë gjaku të bebit të sapolindur për të parë nëse ka ndonjë sëmundje gjenetike. Kjo do të shpëtonte jetë, përmirësonte cilësinë e jetës të fëmijëve që diagnostikohen në kohë, si dhe ul invaliditetin.
Sot, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur për bashkëpunimin me Italinë për të përmirësuar shërbimin neonatal në 3 spitale, cfarë është e mirëpritur.
Po vetë Ministria, që paguhet nga taksat e shqiptarëve për përmirësimin e shëndetit të popullatës, do vazhdojë ti harxhojë fondet në koncesione abuzive, apo do vazhdojë të shpresojë në dashamirësinë e shteteve të tjera?
#ShqipëriaMeritonMëShumë