“I bëri gropën vetes” Hoxha: Përgjimet e Veliajt do të sillen në gjyq, përdori medien për intimidim

Përmes një interviste në Ora News, gazetari Poli Hoxha tha se tashmë përgjimet e kryera ndaj Veliajt ku planifikon intimidimet ndaj prokurorëve dhe gjykatësve nga qelia do të dalin në gjyq.

Hoxha: Sot është një seancë e veçantë sepse për herë të parë në vend po del hapur përmes përgjimeve ku është siguruar skenari që përmes medieve është krijuar një plan për të intimiduar prokurorët dhe gjyqtarin e çështjes së Veliajt.

Ketë e kemi ditur që funksionin, por kjo do të shpaloset për herë të parë në gjyq. Skema e krimit nuk mund të funksionojnë pa medien dhe gazetarët që u shërbejnë. Nga pikëpamja e Erion Veliajt jam i habitur se si ai si një politikan që donte të merrte PS-në një ditë, ka vazhduar me ato statuset dhe intimidimet, deri tek pasqyrimi më i ndyrë në media. Veliaj i ka thelluar gropën vetës.

Artikulli paraprakGentian Gaba: Dashnor Sula dhe fabula e bretkosës dhe akrepit
Artikulli tjetërOrjola Pampuri: Personat me aftësi të kufizuara nuk mund të lihen më në harresë