Pas dorëzimit të listës së kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Lulzim Basha, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, me një postim në rrjetet sociale shprehet se do të garojë me listë të hapur në zgjedhjet e 11 majit.
“Fjalë e mbajtur! Kandidatët tanë do të jenë në garë me listë të hapur. Ne u besojmë qytetarëve dhe do të jenë ata që do të vendosin me votën e tyre se kush do t’i përfaqësojë, jo listat e mbyllura të tranzicionit,” – shprehet Basha.
Ai e cilëson këtë si një sfidë për ndryshimin e vërtetë, duke garantuar se kush merr më shumë vota do të jetë përfaqësuesi i qytetarëve në Parlament.
“Një garë e hapur, një mundësi reale për ndryshim dhe një politikë që punon për mirëqenien e familjeve shqiptare. Shqipëria meriton më shumë!” – përfundon Basha.
Postimi i Bashës:
Fjalë e mbajtur! ✅
Kandidatët e Koalicionit Euroatlantik do të jenë në garë me listë të hapur.
Ne u besojmë qytetarëve, do të jenë ata që do të vendosin me votën e tyre se kush do t’i përfaqësojë. Jo dinosaurët e tranzicionit dhe listat e tyre me kamikazë anti-drejtësi.
Kush merr 1 votë më shumë në listën e hapur, do të shkojë në Parlament për t’i dhënë zë shumicës të shqiptarëve që duan ndryshim.
Kjo është sfida jonë: një garë e hapur, një mundësi reale për ndryshim, një politikë që punon për t’i shërbyer mirëqenies së familjeve shqiptare dhe i jep fund pandëshkueshmërisë.
Shqipëria meriton më shumë. Qytetarët shqiptarë meritojnë ndryshim, jo riciklim!